Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Petrit Hajdari, pret në Drenas nënkryetarin e Mitrovices, Arian Tahirin dhe Ismet Sahitin ku diskutuam për bashkimin e energjive për fitoren e madhe të PDK-së dhe transformimin e Kosovës.
Postimi i plotë nga Hajdari:
Nënkryetari i Mitrovicës dhe shefi i shtabit zgjedhor në Mitrovicë, Arian Tahiri, bashkë me z. Ismet Sahitin më nderuan me vizitën e tyre në Drenas. Diskutuam për bashkimin e energjive për fitoren e madhe të PDK-së dhe transformimin e Kosovës.
Ishte jo vetëm kënaqësi, por edhe konfirmim i energjisë fantastike që e ka marrë e gjithë anëtarësia e PDK-së për festë me 9 shkurt.
Njerëzit si Ariani janë garancë e suksesit tonë të përbashkët dhe i bëjnë nder vendit me angazhimin e tyre.
Kosova mundet ma mirë!
#bedrihamzakryeministër
#memlikrasinqi2
#petrithajdari51
Petrit E. Hajdari