spot_img

Zjarri përfshin rreth pesë hektarë plantacion me mollë në Skenderaj

spot_img
spot_img
spot_img

Një zjarr ka përfshirë një plantacion me mollë në Klinë të Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa rrethanat e shpërthimit mbeten të paqarta. Sipas pronarit, janë dëmtuar rreth pesë hektarë plantacion.

Policia po heton rastin, i cili është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA