spot_img

Lëshohen patentë shoferët e parë profesionalë në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Shpërndarja e patentë shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, tha se lëshimi i patentë shoferëve profesionalë shënon një hap të rëndësishëm edhe në përmirësimin e procedurave administrative, duke u mundësuar qytetarëve që të certifikohen si drejtues profesionalë.

Ai shtoi se ky proces është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me patentë-shoferë profesionalë duhet të bëjnë aplikimet përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pas përfundimit të të gjitha procedurave, patentë shoferi profesional personalizohet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me lëshimin e këtij dokumenti, krahas patentë shoferëve të rregullt dhe atyre ndërkombëtarë, arrihet të përmbushet dhe një standard profesional ndërkombëtar në këtë fushë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA