Pas më shumë se 22 vitesh karrierë në Njësinë Speciale Operative (NJSO), kapiten Naim Buzaku nga Drenasi është emëruar drejtor i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës.
Buzaku nis një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale, duke marrë drejtimin e njërës prej strukturave të rëndësishme operative të Policisë së Kosovës.
Gjatë karrierës së tij mbi 22-vjeçare, ai ka qenë i angazhuar në operacione të ndryshme policore, përfshirë edhe ato në veri të Kosovës, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe luftimit të krimit të organizuar.
Përveç përvojës në terren, Buzaku ka ndjekur trajnime të avancuara në fushën e sigurisë, operacioneve speciale dhe udhëheqjes operative.
Në pozitën e re, kapiten Buzaku do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës./plus383/




