Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar nga Gjykata Speciale.
Ai u shpall fajtor për “Tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” me anë të veprimit të përbashkët, për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës” dhe për “Mosbindje ndaj gjykatës”.
Ndaj tij u shpall dënim unik me 17 muaj burgim. Ndërkaq, u shpall i pafajshëm për një vepër të “Tentativës së pengimit ndaj një personi zyrtar”.




