Në një postim në profilin e tij, Mejzinolli, ka thënë se dhuna ndaj tij u ushtrua pa asnjë veprim agresor paraprak nga ana e tij kundrejt policëve.
Invalidi i luftës, Ali Mejzinolli, ka përfunduar në emergjencë natën e 5 tetorit si pasojë e dhunës policore të ushtruar ndaj tij në Protestën për votimin e Projektligjit për Gjykatën Speciale.
Në një postim në profilin e tij, Mejzinolli, ka thënë se dhuna ndaj tij u ushtrua pa asnjë veprim agresor paraprak nga ana e tij kundrejt policëve.
“Isha mbrëmë për të protestuar në mënyrë të qetë. Pa e thanë as edhe një fjalë të keqe kundër Policëve, as edhe të tjerëve. Kur në një moment filloi gjuajtja e gazit lotsjellës, e pastaj edhe dhuna fizike, ku pësuan shumë veteranë, invalidë dhe familjarë të dëshmorëve. Në mesin e tyre isha edhe unë i lënduar, i çarë në kokë. Jam i qepur me tetë penjë në Emergjencë”, ka rrëfyer Mejzinolli.
I njëjti, ka qenë edhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përveç Mejzinollit, të hënën në emergjencë përfunduan edhe rreth 10 protestues të tjerë.




