Ish-ushtari i UÇK-së, Gazmend Bytyçi, është paraqitur në Inspektoratin Policor të Kosovës, ku ka paraqitur rastin për siç thotë ai, dhunën e ushtruar mbi të nga disa pjesëtarë policorë gjatë protestës në Prishtinë.
Të njëjtit i quajti “huliganë në uniformën e Policisë”, teksa tha se ky huliganizëm për të është i papranueshëm.
Bytyçi gjithashtu shprehu besim në Institucionet e vendit dhe në trajtimin e rastit.
Postimi i plotë:
Askush mbi shtetin!
Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.
Unë besoj në shtetin tim!
Unë besoj në policinë time!
Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë.
Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.
Rroftë Republika e Kosovës!




