Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Zabel të Ulët, ku një veturë ka goditur një nxënës në afërsi të rrugës kryesore.
Sipas raportimeve, menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë arritur ekipet e ndihmës së shpejtë dhe policia për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Nxënësi i lënduar është transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore sipas një burimi të Drenica Sot është e mirë.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në këtë pjesë të rrugës.
Policia po menaxhon situatën dhe u bën thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.