spot_img

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar dy muaj më parë në Drenas

spot_img

Drenas – Ka ndërruar jetë dje rreth orës 21:10 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) personi që ishte përfshirë në një aksident dy muaj më parë në qytetin e Drenasit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur më 16 shtator në këtë qytet.

“Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Shqetësuese / I’u gjet arma pa leje, një tjetër i mitur arrestohet në Skenderaj
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x