spot_img

Vdes komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson, i ktheu nga kishin ardhur forcat serbe

spot_img

Mike Jackson ushtaraku i lartë britanik në rangun e gjeneralit, i cili në vitin 1999 kishte komanduar trupat e NATO’s që po hynin në Kosovë pas 78 ditësh bombardimesh ndaj caqeve serbe ka vdekur të martën.

Jackson i cili paraprakisht po atë vit, në emër të NATO’s, ka negociuar me ushtarakët serbë kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë, ka shërbyer në Kosovë për 4 muaj.

Jackson ishte bërë lajm ndërkombëtar më 12 qershor të vitit 1999 kur kishte refuzuar urdhërin e Wesley Clark Komandantit të Forcave të NATO’s për Evropë për t’i sulmuar trupat ruse të cilat ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës. “Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” raportohet t’i ketë thënë atë kohë Jackson Clarkut.

Gjenerali i famshëm britanik gjatë mandatit të tij kishte negociuar demilitarizimin e UÇK’së nga e cila kishin dala Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Në një reagim, Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vdekjen e gjeneralit Sir Mike Jackson.

Lexo edhe:  Drenas: 34-vjeçari plagoset me armë zjarri në një objekt ndërtimi, dërgohet në QKUK
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x