spot_img

Vajza e Ukshin Hotit e papunë: Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune, deri tash pa sukses

spot_img

Erleta Hoti, ish-produecente në RTK dhe vazja e Ukshin Hotit, hero e filozof i zhdukur nga Serbia, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar se është e papunë.

Ajo u ka shkruar publikisht institucioneve qeveritare dhe atyre të Komunës së Prishtinës.

Erleta ka treguar se ka konkuruar që një kohë për një vend punë, po pa ndonjë sukses.

“Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses.

Poashtu, përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi fëmijet me prind të cënuar nga lufta.

Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta” – ka shkrar ajo.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti viziton ikonën e muzikës shqipe Sabri Fejzullahu, në ditëlindjen e tij të 77-të
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x