spot_img

Skenderaji mbushet me kamera sigurie

spot_img

Edhe një punë tjetër e mirë u bë me vendosjen e një numri të caktuar të kamerave prej rreth 45, në pjesë të ndryshme të qytetit, duke mbuluar kështu hapësirën e gjerë publike, çka do të ndihmojë në rritjen e sigurisë publike dhe ruajtjen e pasurisë së përgjithshme publike.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala, kanë mbikëqyrë sot nga afër procesin e instalimit të pajisjeve të monitorimit, ndërsa kanë vizituar edhe dhomën prej nga ku vëzhgohen hapësirat publike.

Vendosja e kamerave në hapësirën publike ka qenë premtim i kryetarit Nura, i cili tashmë konsiderohet i përmbushur.

Lexo edhe:  Tragjike: Ky është i riu që u gjet i vdekur, la pas vetes gruan dhe dy fëmijë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x