Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Petrit Hajdari ka reaguar në rrjete sociale ndaj deklaratave të ministrës së Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me fjalimin e kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama.
Hajdari ka kritikuar deklaratat e Gervallës duke thënë se ministrja e Jashtme nuk mund ta bëjë as një hap pa ndeshur në skandalet e saj, ndërsa nga paniku kapet me UÇK-në.
Ai ka thënë se Qeverisë Kurti po i vjen fundi, ndërsa ministren Gërvalla e quan pasqyrë të këtij pushteti.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë.
Veç për Donikën, të flasësh për atë që po ndodh në Hagë është keqpërdorim i mikpritjes së Kosovës. Prej kur qenka problem ta mbrosh UÇK-në nga foltorja e Kuvendit? Gjithçka është e qartë edhe për ata që s’ka qenë deri tash: E njëjta kishte deklaruar hapur që ka dërguar dosje në Hagë. E njëjta ka bërë skandal pas skandali në diplomaci. Ky pushtet skandaloz, s’po ia del ta bëjë asnjë hap pa ndeshur në skandalet e veta, prandaj sorollatet nga paniku e kapet me UÇK-në.
E pabesueshme mund të duket, por s’është. Po ju vjen fundi, fundrrina të historisë. Kot bëni manovra. Krejt lumenjtë e Kosovës s’ua lajnë dot skandalet. Donika në fund të fundit s’është gjë tjetër veçse një tregues i tmerrshëm i asaj që e ka kapluar pushtetin.
Donika është turp për mbiemrin që mban. Prandaj që tani e tutje, nuk duhet t’i referohemi më kurrë me mbiemrin Gërvalla. Ai i takonte babait të saj. Asaj i takon veç turpi.