Diaspora e Kosovës deri në fund të qershorit të këtij viti ka dërguar në Kosovë 635 milionë euro, kjo nënkupton rritje prej 13% krahasur me periudhën e njëtjë të vitit 2022.
Remitancat në muajin qershor të këtij viti ishin 123.9 milionë euro, e që është rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, Gjermania prin nga të gjitha shtetet për dërgimin e parave në vendin tonë, me ç’rast ajo arrin 38.1% nga totali i të hyrave që erdhën nga mërgimtarët.
Pas saj renditet Zvicra me 17.6%, pasuar nga SHBA-ja me 7.5 %.
“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%”, njofton BQK.