Mësuesi Arif Bajraktari, një jetë të tërë ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të gjeneratave. Dyzetekatër vite e gjejmë me ditar në dorë. Për këto 44 vite në arsim përjetoi sfida të ndryshme që nuk ishin aspak të lehta.
Më se miri, për punën e tij në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra mund ta vlerësojnë dhe çmojnë ish nxënësit e tij, të gjeneratave të ndryshme.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë: 9.11.2024 (e Shtunë), në ora 14:00 në varrezat e Fshatit Kishnarekë.
Lavdi për jetë e mote jetës dhe veprës së mësuesit Arif Bajraktari!
- Advertisement -