spot_img
spot_img

Mërgim Lushtaku: E vërteta gjithmonë triumfon!

spot_img

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka shprehur bindjen se padrejtësitë dhe goditjet e ulëta nuk mund ta zbehin të vërtetën e luftës për liri dhe dinjitet.

“Pavarësisht goditjeve të ulëta dhe padrejtësive që po ndodhin, ti do të dalësh më i fortë se kurrë më parë! Lufta për liri ishte dhe mbetet lufta për mbijetesë – një e drejtë e shenjtë e popullit tonë”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka theksuar se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbështetet në sakrificat dhe guximin për të ndërtuar një të ardhme të denjë për vendin.

“Asgjë nuk mund ta zbehë të vërtetën e një kauze të drejtë dhe fisnike. E vërteta gjithmonë triumfon!”, përfundoi ai.

Lexo edhe:  “Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë”, Babai i Thaçit flet pas vizitës në Hagë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x