Imami Osman Musliu nga Drenasi ka njoftuar se vëllai i tij, Limani, një luftëtar i lirisë së Kosovës, ka ndërruar jetë.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju lajmërojmë se vëllai ynë dhe luftëtari i lirisë së Kosovës, Limani, para disa orësh ka ndërruar jetë. Dhimbja është e madhe, e lusim Zotin që ta marrë në rahmetin e Tij dhe neve na forcoftë e na sjelltë durimin! Varrimi do të bëhet ditën e hënë. Për orën e saktë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar imami.
Ngushëllime të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe respektuar Limanin.
- Advertisement -