spot_img

Kryeministri Kurti dhe kryetari Lladrovci vendosin gur themelin e QKMF-së së re në Drenas

spot_img

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vendosur gur themelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas. Ky projekt vjen si një zgjidhje për objektin aktual, i cili është i vjetruar dhe nuk përmbush më nevojat e banorëve.

Për qytetarët e Drenasit, kjo është një ngjarje e rëndësishme, duke marrë parasysh rolin që QKMF-ja ka luajtur ndër vite. Në këtë qendër janë kryer shumë lindje, si para luftës ashtu edhe pas saj, dhe ajo mbetet një ndër qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Kosovë.

Banorët shprehën mirënjohjen për këtë iniciativë, duke e konsideruar një hap të madh drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në komunën e tyre.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA