Një ngjarje interesante ka ndodhur në një market në Lipjan.
Një qytetar kishte marrë gjëra në një market në këtë qytet dhe kishte dalë pa paguar.
Pas 6 vitesh, ia në po të njëjtin market ua ka kthyer borxhin, duke ua lënë edhe një letër së bashku me paratë në vlerë prej 50 eurosh.
“Para 6 viteve kam marrë diçka dhe kam dalur pa pguar dhe haku askujt nuk bënë t’i hahet. Kështu më mëson Allahi dhe i Vetëm, këto ju takojnë juve 50€”, thuhet në mesazhin e borxhliut të siguruar nga ATV.
- Advertisement -