spot_img

KEDS lë pa rrymë disa fshatra të Skenderajt, banorët ankohen se po mërdhinë nga të ftohtit

spot_img

Disa fshatra të Komunës së Skenderajt kanë mbetur pa energji elektrike më shumë se 24 orë.

Qytetarë nga kjo Komunë janë ankuar se ky problem nuk është publikuar nga askush dhe se po mbahet në heshtje.

“Pershendetje a mundesh me na postu jem disa fshatra te Komunes se Skenderajt pa rryme qe mbi 24 orë
E fshatrat jane: Kllodernic, Kosterrc, Runik, Leqine, Çitak, Pemisht, Kline e Eperme etj e kerkush nuk jep info pse po ndodh”, ka shkruar ky banor në adresë të redaksisë tonë.

“Jepi Zë” ka kontaktuar edhe banorë në disa fshatra të cilët kanë konfirmuar se kanë mbetur pa energji elektrike dhe se kanë filluar të shqetësohen, sepse disa familje shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, dhe tani kanë filluar ta ndjejnë të ftohtin.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA