spot_img
spot_img

Kampioni i Policisë së Kosovës, Anton Cena njëren medalje të fituar në Portugali i’a dhuron familjes së heroit, Enver Zymberi

spot_img

Ditë më parë, zyrtari i Policisë së Kosovës Anton Cena fitoi katër medalje në Braga të Portugalisë.

Cena i cili është edhe veteran i xhudos ishte protagonist në Garat Evropiane të Policisë, Doganierëve, Zjarrfikësve dhe Korrektuesve.

Përmes një postimi në Facebook, kampioni Cena bëri të ditur se njëren prej medaljeve sot e dhuroi tek familja e heroit, Enver Zymberi, përcjell Jepi zë

“Në shenjë nderi dhe respekti, njërën medale të artë ia dhurova familjes së tij.
Pritje e ngrohtë, biseda shumë miqësore të cilat na lanë mbresa për dëshirën e flaktë që ta vazhdojnë misionin e babait të tyre…
Që të dy, po presin me padurim ti bashkangjiten radhëve të Policisë së Kosovës, të jenë në shërbim të atdheut përjetë e mot, brez pas brezi”, shkroi mes tjerash ai.

Lexo edhe:  Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x