Deputeti i PDK-së, Ferat Shala që është bartës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore, ka pyetur nëse kjo qeveri po funksionon akoma me atlas të Jugosllavisë!
“Sikur mazhoranca mos ta kontrabandonte nëpër terr këtë dhe 15 projektligjet e tjera, kisha përgatitur për diskutim një kritikë në disa pika ndaj këtij projektligji të hartuar në mënyrë sharlatane e skandaloze. Por, sot do ta ndaj vetëm njërin shqetësim, i cili, ndonëse duket i natyrës teknike, në thelb është më problematik se kaq”, ka shkruar Shala në facebook.
“A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?! Pse këto referenca gjeografike jugonostalgjike?”, thotë tutje ai.
Postimi i plotë: