spot_img

Fatmir Sfishta mban pozitën e drejtorit të Qendrës së Studentëve në kundërshtim me ligjin

spot_img

Prishtinë- Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka gjetur se drejtori i Qendrës se Studentëve (QS), Fatmir Sfishta, po vazhdon të mbajë këtë pozitë në kundërshtim me ligjet.

Në opinionin e këtij Departameti, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se emërimi i Sfishtës në pozitën e drejtorit të “QS” është bërë në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Administratën Shtetërore dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga këto ligje për sa i përket bazës juridike të përdorur dhe ndër të tjera edhe të aspektit të kohëzgjatjes së mandatit/emërimit.

“Aktemërimet e lartëcekura në pikën I, II dhe III, kanë qenë të lidhura në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L – 149 për Shërbimin Civil, Ligjin Nr.03/L – 189 për Administratën Shtetërore dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga këto ligje për sa i përket bazës juridike të përdorur dhe ndër të tjera edhe të aspektit të kohëzgjatjes së mandatit/emërimit”, thuhet në opinionin e këtij Departamenti.

Sipas këtij opinioni, në konkluzionet e nxjerra thuhet se sekretari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë (MASHT) në atëkohë Xhavit Dakaj në kundërshtim me ligjet e lartpërmendura ka bërë aktemërimet, konrektisht duke e emëruar Sfishtën për drejtor në QS pasi që opinioni thotë se sekretari në atëkohë Dakaj nuk ka gëzuar kompetencën për të emëruar drejtor Sfishtën në këtë pozitë.

“Sekretari i Përgjithshëm nuk ka pasur kompetenca për të nënshkruar kontrata/aktemërime të pozitave për të cilat është kërkuar vlerësim i ligjshmërisë”, thuhet më tej në këtë opinion.

Po ashtu, ky opinion sqaron se vazhdimi i madatit në krye të “QS” për 12 vite radhazi për Sfishtën është bërë pa një bazë ligjore.

Lexo edhe:  Goditet për vdekje një këmbësor në Drenas, arrestohet ngasësja e automjetit

“Vazhdimi i vlefshmërisë së aktemërimeve të lartëcekura, nuk ka bazë ligjore në legjislacionin pasues të miratuar gjegjësisht Ligjin Nr.06/L – 113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura dhe Ligjin Nr.06/L – 114 për Zyrtarët Publikë dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga këto ligje, përkatësisht vazhdimi i tyre, vijon shkaktimin e pasojave të kundërligjshme”, thuhet në këtë opinion.

Ky opinion ka sqaruar po ashtu se është përgjegjësi e vet institucionit, konkretisht institucionit që ka bërë këto aktemërime që të vendosë ligjshmërinë për këtë pozitë.

Qëndrimi në pozitën e drejtorit të “QS” nga ana e Sfishtës për plotë 12 vite përmes aktemërimit nga ana e ish-sekretarit Dakaj del të mos jetë i rastësishëm, kjo pasi që Dakaj nga pozita e sekretarit të MASHT-it ishte emëruar në pozitën e drejtorit ligjor të “QS”.

Kujtojmë se Dakaj po ashtu ishte edhe pjesë e procesit gjyqësor si njëri nga të akuzuarit në rastin e njohur “Pronto”.

Opinioni i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë ka sqaruar se pasi është kërkuar vlerësimi i ligjshmërisë edhe për aktemërimet në dy pozita tjera, rezultoi se kanë qenë në kundërshtim me ligjet e lartëpërmendura.

“Në funksion të ushtrimit të detyrës zyrtare për dhe rreth zbatimit të akteve normative në fuqi, Shefja e Kabinetit të Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes shkresës – kërkesë me nr. 2495 të datës 08.06.2023, dhe të pranuar në MPB me datë 09.06.2023 me nr.867, sikurse më lartë sqaruar, ka kërkuar vlerësim të ligjshmërisë, nga Ministria përgjegjëse për administratën publike, per aktemërimet e drejtorëve të tre (3) institucioneve vartëse të MASHTI respektivisht: pozitat drejtor i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Drejtor i Inspektoratit të Arsimit dhe Drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës”, thuhet në opinion.

Lexo edhe:  Pensionohet Fadil Çollaku njëri nga policët më të respektuar drenicas, shërbeu me dekada në uniformën e policit

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar informata nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri Taulant Kelmendi dhe nga sekretarja e MASHT-it, Fadile Dyla lidhur me veprimet që ka ndërmarrë MASHTI pas këtij opinoni, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjithashtu, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me Sfishtën për ta pyetur se a është në dijeni lidhur me opinionin e Departamentit, mirëpo i njëjti është përgjigjur se nuk ka pranuar asnjë opinon dhe nuk di për të.

Pasi që i është sqaruar përmbajtja e këtij opinoni, Sfishta tha se “QS” nuk është agjencion i pavarur dhe se mbi këtë bazë i është bërë aktemërimi i përhershëm nga ish-sekretari Dakaj.

“Qendra e Studentëve nuk është agjencion i pavarur, andaj mbi këtë bazë sekretari në atë kohë ma ka ba aktemërimin e përhershëm”, tha Sfishta. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x