spot_img

Falënderim për KRM ”Pastrimi” – Njësia Operative Drenas

spot_img

Komuna e Drenasit, shpreh mirënjohje të thellë për KRM ”Pastrimi” – Njësia Operative Drenas, menaxhmentin dhe punëtorët e saj, të cilët me përkushtim dhe në mënyrë vullnetare kanë kontribuar në pastrimin e tualeteve në Stacionin e Autobusëve në Drenas.

Ky akt tregon profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj mirëmbajtjes së pastërtisë dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët tanë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal për mirëmbajtjen e tualeteve publike në Stacionin e Autobusëve dhe hapësirave të tjera të përbashkëta.

Pastrimi dhe mirëmbajtja janë përpjekje të përbashkëta. Respektimi i këtyre hapësirave ndihmon në krijimin e një mjedisi të pastër dhe të rehatshëm për të gjithë.

Të bashkohemi në këtë qëllim, sepse pastërtia është pasqyrë e qytetërimit tonë!

Faleminderit që jeni shembull i bashkëpunimit dhe solidaritetit në shërbim të qytetarëve!

Lexo edhe:  Zjarrfikësit edhe në këto orë të vona po përballen me zjarre fushore – VIDEO
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x