Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Gazeta Sinjali raportoi se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.
Fotografitë e dy të rinjëve i ka publikuar Adem Morina, drejtori i Kulturës në komunën e Prizrenit. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve për rastin e rëndë.
Viktimat siç merr vesh Gazeta Sinjali janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.