Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës.
Burri i vdekur është rreth të 30-ve, dhe ai u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.
Rasti ka ndodh në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, ndësa Gazeta Sinjali mëson nga burimet se 30 vejçari që mbeti i vdekur është Shpejtim Gashi nga komuna e Suharekës.
Ndryshe, ende nuk dihet se si erdhi deri tek vdekja e të riut, por Policia që tashmë e ka konfirmuar rastin, ka nisur hetimet mbi shkakun e vdekjes.
“Dje me datë 25.08.2023, rreth orës 21:00 ne vendin e punës në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, është gjet një person mashkull i moshës rreth 30 vjeç”.
“Viktima është gjet nga një koleg dhe i afërm i tij, sipas deshmitarve ai ishte puntor në ndertimtari, dhe vendi ku eshte gjet êshtë vend punishte e kompanis ku punon”.
“Në vendngjarje ka dal policia, janë mbedh provat dhe dëshmitë. Me urdhër të prokurorit është hap rast “Hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.