spot_img

Drenasi përzgjidhet fituese e projektit për instalimin e paneleve solare

spot_img

Komuna e Drenasit është përzgjedhur për hartimin e projektit detal dhe zbatues për projektin “Instalimi i paneleve solare dhe kolektorëve solar në objektin e komunës” nga aplikimi në programin e Asociacionit të Komunave te Kosovës me GIZ-in “Mbështetja e Komunave të Kosovës përmes AKK-së në ngritjen e kapaciteteve investuese drejt një sektori energjetik të dekarbonizuar”.

Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Laureta Thaqi bashkë me Afrim Prokshi, Shef I Sektorit në Drejtorinë për Shërbime Publike kanë pritur në takim përfaqësuesin e AAK-së, Arsim Osmanin, Meral Hallaqi konsulente nga GIZ, dhe Trim Ternava Drejtor i kompanisë përzgjedhëse “Kosovo Energy Service” ku kanë biseduar për fillimin e hartimit të këtij projekti.

Në takim u theksua se përveç projektit detal dhe zbatues të komunës, do të kërkohet edhe detabaza për 20 objekte publike komunale për konsumin e shpenzimeve të energjisë ku do të bëhet analizë e mundësive të investimeve sipas modelit ESKO për realizimin e këtyre projekteve, përkatësisht vendosjes së paneleve solare për kursim të energjisë.

Përfaqësuesit nga ana e komunës e falënderuan AAK dhe GIZ për përkrahjen e Komunës së Drenasit në realizimin e këtij projekti.

Lexo edhe:  Publikohet raporti/ Drenasi komuna e tretë për arsimin parauniversitar
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x