Isha ulur pranë varrit të tij, me Bunën në krahë, dhe zemra më rrihte fort. Ishte një takim mes brezash mes atij që dha jetën për këtë tokë, dhe asaj që sapo ka nisur jetën në të.
Buna, bija ime sot takove gjyshin tënd. Nuk mund të të përqafojë ai, por unë ta përcolla përqafimin e tij. Nuk mund të të flasë, por emri dhe sakrifica e tij do të jetojnë në kujtesën tonë përherë.
Ishte një moment i shenjtë. Një prekje mes së kaluarës dhe së ardhmes. Një lot krenarie dhe dhimbjeje që më rrëshqiti faqeve.
Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit.
Dhe bekime pa fund për jetën e Bunës, që do të rritet duke e ditur se gjyshi i saj ishte një hero.

- Advertisement -





