spot_img

“Do ta vras veten” – burri alarmon gruan me armë në Drenas, Policia i gjen pistoletë e fishekë në shtëpi

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast shqetësues i dhunës në familje dhe posedimit të armës është raportuar në Drenas, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi bashkëshorti i saj dyshohet se e kishte marrë armën dhe kishte kërcënuar se do ta vriste veten.

Burime bëjnë të ditur se rasti është raportuar në rrugën “Parisi”, ku ankuesja L. S. është paraqitur në Polici dhe ka deklaruar se kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, M. S, ndonëse sipas saj ata tashmë jetonin të ndarë.

Sipas deklarimit të saj, incidenti kishte ndodhur një ditë më parë, rreth orës 14:00, derisa ajo ndodhej vetëm në banesë.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti kishte marrë pistoletën dhe kishte thënë se “do ta vrase veten”, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim serioz.

Sinjali mëson se ankuesja ka deklaruar gjithashtu se disa ditë më parë i dyshuari ia kishte thyer edhe telefonin.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është paraqitur në Polici, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpi zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “Cervena Zastava” të kalibrit 9 mm dhe 25 fishekë.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorim të armës” dhe “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA