spot_img

Befason Policia zvicerane, gatuan flija bashkë me kosovarët në Zvicër

spot_img

Policia zvicerane i ka ndihmuar disa kosovarë që të gatuajnë flija në parkun e një kantoni në Zvicër.

Në bazë të raportit të fundit të publikuar në vitin 2019, në shtetin e Zvicrës jetojnë 113 380 kosovarë, që radhiten të pestit në numër për nga numri më i madh i shtetasve të huaj në shtetin helvetik.

Kosovarët atje kanë ndërtuar shtëpia e kanë bërë kushte të mira të jetës, ku edhe janë adaptuar me mënyrën e jetesës atje.

Mirëpo edhe pse jashtë Kosovës, ata nuk mund t’i harrojnë traditat e tyre, e sidomos kur bie fjala tek flija.

Një familje kosovare kishte dalë për piknik në një kanton të Zvicrës dhe kishin filluar të gatuajnë flija, me saç e pajisje të tjera të duhura.

E një familjar i tyre ka publikuar një video interesante në TikTok, gjatë përgatitjeve të këtyre flijave.

Policia e Zvicrës vijnë dhe i bashkëngjiten kësaj familje dhe i ndihmojnë ata në përgatitjen e fliave.

Lexo edhe:  Gjermania kërkon 50 mijë punonjës, ja si të përfitojnë shqiptarët
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x