spot_img
spot_img

Katër të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Poklek të Ri

spot_img
spot_img
spot_img

Sot në fshatin Poklek i Ri të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete, duke lënë të lënduar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se hetuesit e njësitit të trafikut po merren me rastin.

Gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Ky është një tjetër apel për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur incidente të tilla./DrenicaOnline/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA