spot_img

Policia gjen armë, municion e pajisje tjera ushtarake të fshehura në një kotec pulash në Zubin Potok

spot_img

Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle në disa objekte ndihmëse në qytetin e Zubin Potokut.

Atje, në një kotec pulash, të fshehura nën kashtë dhe në disa bure të mbushura me drithëra, policia ka gjetur një armë AK-47, municion, shtatë karikatorë me nga 30 fishekë, çanta ushtarake, uniforma, etj.

“• Një armë AK-47 e demontuar.

Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët.

Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.
Municion të kalibrave të ndryshëm.

Një helmetë ushtarake.

Dhjetë rripa për uniforma ushtarake.
Një kapelë ushtarake.
Dy çantë ushtarake.
Një shall kamuflazhi për snajper.
Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë.
Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez.
Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Aksident në Dobroshevc, afër lagjes Hajdari: Raportohet për të lënduar
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x