spot_img

Puna shkel e shko e KEDS’it, për pak e merr në qafë familjen Qerkinaj në Abri të Skenderajt

spot_img

Familja e Bajram Qerkinajt në Abri e Poshtëme të Komunës së Skenderaj dje ka mbetur pa energji elektrike, raporton portali rajoni.org.

Kryefamiljari Bajrami në rrjetin social facebook ka njoftuar së që nga ora 7 deri në 24 ka qenë pa energji ekeltrike.

Si pasojë e mos pasjes energji elektike ai thotë së ka mbetur pa uji, pa nxemje, pa internet dhe pa shumë gjëra të tjera.

Tutje ai ka fajësuar KEDS’in për mos’profesionalizëm.

“Bëra ankesë në Keds në Skenderaj ata me thanë ne e kemi vetëm deri të shtylla elektrike, aty e andëj është e juaja merre dikend privat kontrollo. E morra Qerim Bytyqin, po ëka me pa ekipa qe i ka montu orët nëpër shtylla lidhjen e kabllove i ka bërë grumbull, pa i izolu i kanë fut në ulluk e i kanë dhënë rrymë krejt shtëpisë, por fati dashti djalin tim Armendin duke e shkund ogjakun e dridh rryma, u rujtem disi deri sa erdh Qerimi. Ai e largoj rrezikun, kemi mujdur me pësu krejt familja. Fajtori dihet por nuk kë ku ankohesh. Nese nuk e paguan faturen gjobitesh”,ka shkruar Qerkinaj në facebook, përcjell portalin rajoni.

Screenshot

Lexo edhe:  Publikohet një dokument mbi 80 faqesh me emrat e ish-pjestarëve të UÇK-së që Serbia ia ka dorëzuar Interpolit
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x