Një person të hënën e 11 tetorit në qytetin e Drenasit është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se i ka dhënë të konsumoj substancë narkotike një të miturë.
Ai dyshohet se më pas me viktimën ka abuzuar seksualisht.
Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.