Në Lagjen “Ramadani” në Likoc kanë filluar punimet për trajtimin e rrugëve që ishin vështirë të kalueshme, veçanarisht gjatë të reshurave atmosferike.
Kryetari Komunës së Skenderaj, Fadil Nura i ka mbikëqyrë ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim të krijojnë kushte më të mira në për banorët e lagjes sa i përket infrastrukturës rrugore.
Mirëpo ajo që ra në sy nga ky aktivitet i Nurës ishte prezenca e ish asmablistes së Vetëvendosjes, Vjollca Ramadanit.
Postimi i plotë nga kryetari Nura:
📍 Pas kërkesës së banorëve të Lagjes “Ramadani” në Likoc, për trajtim të rrugëve brenda lagjeve, të cilat kanë qenë gati të pakalueshme, tani është koha që të ndërmarrim veprime konkrete, nëpërmjet projektit për asfaltim të degëzimeve që ato të bëhen lehtësisht të kalueshme dhe banorët të kenë infrastrukturë të kompletuar rrugore.