spot_img

Vendosja e kryqit në Podujevë, policia nis hetimet

spot_img

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vendosjen e një kryqi në Bajçinë të Podujevës.

Persona ende të panjohur dje kanë vendosur një kryq gjigant afër disa varrezave të fshatit, ndërsa kjo ka alarmuar menjëherë banorët e zonës.

Rasti është denoncuar menjëherë në polici e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti i nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Vrasje e rëndë në tentativë, Mosmarrëveshje midis 4 personave, njëri shtin me armë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x