spot_img

Kryetari Nura pret në takim artistët e rinjë të Teatrit “Kaçurrelat”

spot_img
spot_img
spot_img

Artistët e rinjë të teatrit “Kaçurrelat” gjatë ditës së sotme u pritën në takim nga kryetari i Skenderajt Fadil Nura.

Këta artist sëfundmi ishin pjesëmarrës në festivalin e të rinjve dhe fëmijëve “Jeohna Shqiptare” në Tiranë.

Në këtë festival artistët tanë rrëmbyen dy çmimet kryesore, vendin e parë e fitoj shfaqja “Kuvendi i Kafshëve” dhe vendin e dytë e fitoj Lona Rexhepi me Monologun “Nëntorët e Lavdisë”.

Ja çfarë shkruan Kryetari Nura:

🎭🥇 Një mikpritje të ngrohtë për fëmijët artistë të Teatrit “Kaçurrelat”, të cilët morën pjesë në festivalin e të rinjve dhe fëmijëve “Jehona Shqiptare” në Tiranë, prej nga u kthyen me dy çmimet kryesore: çmimi i vendit të parë i është ndarë shfaqjes “Kuvendi i Kafshëve”, kurse çmimi i vendit të dytë i takoi Lona Rexhepit me monologun “Nëntorët e Lavdisë”.
Krenar me këta fëmijë!

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA