spot_img

E kaluara e gruas shkak i dhunës në familje, 26-vjeçarja nga Drenasi kërkon ndihmën e Policisë

spot_img

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua nga Drenasi, pasi është ankuar për dhunë nga bashkëshorti.

Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se shkaku i të kaluarës së saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

 

Lexo edhe:  Pamje nga momenti fatal ku dyshohet për tre viktima në autostradën “Ibrahim Rugova”
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x