Puna e vazhdueshme për pastrimin e Lumit Klina në Skënderaj po zhvillohet me intenzitet të lartë, kështu duke vazhduar realizimin e projekteve kapitale për vitin 2023.
Pastrimi i Lumit Klina është një nga prioritetet kryesore të Komunës së Skenderajt, në mënyrë që të shmangë rrezikun nga vërshimet.
Njoftimi nga Kryetari Nura:
Pas qytetit të Skenderajt, Llaushës, Tushilës, Klinës së Poshtme dhe Klinës së Mesme, tashmë në Klinë të Epërme për vazhduar në drejtim të Kuqicës, duke u punuar me intensitet për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të Lumit “Klina”, një nga prioritetet tona të larta, për të shmangur rrezikun nga ajo që përjetuam në ditën e 19 janarit të këtij viti, pasojat e së cilës po i vuajmë sot e kësaj dite.





