Nënkryetari i komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku ka pritur në takim Benito Mares ideatorin dhe financuesin kryesor të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë
Njoftimi i plotë nga Lushtaku:
Kënaqësi të mirëpres në takim ideatorin dhe financuesin kryesor të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, zotri Benito Mares, së bashku me miq të tjerë.
Më të biseduam gjatë për luftën tonë të lavdishme, rrugën drejt shtetndërtimit si dhe idetë rreth projekteve tona që do t’i realizojmë në të ardhmen.
Në emrin tim por edhe të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, e falënderova zotin Mares për kontributin e tij për ndërtimin e memorialit në të cilin pushojnë të qetë e të bashkuar dëshmorët e kombit!
SL





