spot_img

Koha kur Hashim Thaçi iu shkruante ndërkombëtarëve për të kërkuar lirimin e Albin Kurtit nga burgu

spot_img

Një artikull i vitit 2001, dëshmon për kohën kur Hashim Thaçi si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovë kishte kërkuar lirimin nga burgu të tash kryeministrit Albin Kurti. Këtë kërkesë, Thaçi ua bënte liderëve të fuqishëm politikë botëror.

Ai u kishte shkruar Sekretarit të shtetit amerikan, Kolin Pauell, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan e ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

“Kërkojmë nga autoriteti Juaj që të shfrytëzoni influencën e shtetit që përfaqësoni me qëllim që të lirohen sa më parë liderët e lëvizjes studentore, Nait Hasani dhe Albin Kurti si dhe të gjithë të burgosurit e tjerë politikë shqiptarët”, thuhej në letrën e Thaçit të vitit 2001, të publikuar në të përditshem “Zëri ditor”.

Nëpërmjet të së njëjtës letër, Thaçi kishte kërkuar edhe për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.

“Fjala është për absurditetin që karakterizojnë vendimet e autoriteteteve të reja të Beogradit në vazhdimin e mbajtjes në burgjet serbe të qindra shqiptarëve dhe refuzimin e dhënies së informative për mijëra të tjerë që konsiderohen të zhdukur, vecanërisht intelektualin e mirënjohur Ukshin Hoti”, kishte shkruar Thaçi.

Hisen Berisha, ish-komandant i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidat për deputet nga radhët e PDK-së tha së fundmi se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në mënyrë që ata të mbrohen në liri.

“Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”, ka deklaruar Berisha. “Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë”, ka shtuar ai.

Lexo edhe:  Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Jo vetëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të garantojnë për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga. Kështu është shprehur drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

“Nëse kjo nuk garantohet nga Kosova, e njëjta mund të garantohet nga Shqipëria, respektivisht nga Presidenti Meta apo Kryeministri Rama, por që nuk e kanë peshën dhe rëndësinë e njëjtë sikur kjo të vinte nga Kosova”, u shpreh Miftaraj.

Ndërsa gazetari Agron Halitaj ka thënë se si ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, kishte shprehur gatishmëri për ofrim të garancisë për mbrojtje në liri ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po gjykohej për krime lufte në Hagë.

“Kur merret si shembull rasti i lirimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës për t’u mbrojtur në liri, dhe përmendet vetëm garancia e ofruar nga liderët institucional të asaj kohe në Kosovë, më në krye ish-presidentin Ibrahim Rugova, atëherë duhet ditur se kështu i hyhet në hak danezit, Soren-Jessen Petersen. Nuk duhet harruar se asokohe ky burr ishte kryeadministrator i Kosovës, dhe si i tillë ishte autoriteti numër një në vendin tonë. Me të shkuar Haradinaj në Hagë, ai menjëherë pati deklaruar publikisht se ishte i gatshëm të ofronte garanci nëse ish-kryeministrit do t’i ofrohej mundësia që të mbrohet në liri”, thuhet në postimin e tij.

Historia politike e pasçlirimit të Kosovës i mban në mend Thaçin e Kurtin si dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë. Ata shpesh e kanë akuzuar njëri-tjetrin edhe për të bëmat gjatë dhe para luftës. Ndër tjerash, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kishte thënë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend se Serbia i kishte organizuar konferencë në burg.

Lexo edhe:  Zbulohet në Napoli shtypshkronja që përmbyti Europën me kartëmonedha false, u prodhuan 15 milionë euro
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x