Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, KRM “Pastrimi” dhe grupet e gjelbërta ne shkolla, kanë shënuar me shumë aktivitete ditën Botërore të Pastrimit.
Fillimisht janë pastruar hapësirat e gjelbërta publike në qendër të qytetit, pastaj është bërë pastrimi i brezit rrugorë në rrugën ” Ajet Rrukiqi” dhe në rrugën e “Jasharajve”. Është bërë pastrimi i deponisë ilegale në rrugën “Besim Mala”, janë marr të gjitha mbeturinat e mbledhura me thasë dhe aktivitete të tjera.
Në shënimin e kësaj dite është bërë thirrje gjithë qytetarëve që të kujdesen për mjedisin, sepse kujdesi ndaj natyrës është mbrojtje ndaj shëndetit e shoqërisë në përgjithësi.