spot_img

Për 6 muaj, Kosovës i erdhën 635 milionë euro nga diaspora

spot_img

Diaspora e Kosovës deri në fund të qershorit të këtij viti ka dërguar në Kosovë 635 milionë euro, kjo nënkupton rritje prej 13% krahasur me periudhën e njëtjë të vitit 2022.

Remitancat në muajin qershor të këtij viti ishin 123.9 milionë euro, e që është rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, Gjermania prin nga të gjitha shtetet për dërgimin e parave në vendin tonë, me ç’rast ajo arrin 38.1% nga totali i të hyrave që erdhën nga mërgimtarët.

Pas saj renditet Zvicra me 17.6%, pasuar nga SHBA-ja me 7.5 %.

“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%”, njofton BQK.

Lexo edhe:  Në QKMF-Skenderaj, Qendra për Edukim të Vazhdushëm Profesional (EVP), përmbylli trajnimet për vitin 2023
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x