spot_img

Kamishi: Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”

spot_img
spot_img
spot_img

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim haxhiu-Kamishi, ka reaguar për dënimin që ju bë minatorëve grevist.

Ai përmes një postimi ia ka kujtuar qeverisë së Kosovës që as Serbia nuk ka mundur t’i nënshtrojë minatorët, shkruan Jepi zë.

Haxhiu e ka pyetur kryeministrin Kurti për premtimin e tij dhënë për investimin e 177 milonëve në Trepçë.

Postimi i plotë:

Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve.
Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë.
Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.

Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”.

Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.

Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?

P.S
Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore:
Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA