Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në afërsi të Joshanicës në Leposaviq.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se Policia ka tentuar ta ndalojë një veturë, por që i dyshuari e ka goditur policin dhe ka tentuar të largohet.
“Nuk është ndalur, ka goditur një polic dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, ka thënë Elshani për Kossev.
Ai thekson se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar dhe se polici i cili u godit nga vetura ka marrë lëndime të lehta.
Policia e Kosovës për momentin nuk ka informacione për të dyshuarin pasi siç pohon Elshani, shoferi në ndërkohë është larguar, e më pas ka lënë veturën dhe ka ikur.