Futbollisti nga Drenasi Lorent Shala ka marrë rrugën e kurbetit.
Lajmin e ka bërë të ditur shoku i tij i ngushtë, djali i dëshmorit, Gentrit Shala.
Statusi i plotë:
Lorenti që më fali ndjenjën e vëllaut që kurr se pata sot nisi një rrugëtim të ri. Ai, sot mori rrugën e gurbetit.
Kam përjetuar momente e sfida nga më të ndryshmet por një ndjenj kaq të përzier si kjo sot veshtirë se kujtojë. Në mendje kam një mori fjalësh, shumë lavdata e mirënjohje por sot cdo gjë më duket pak për Lorentin që e kisha vëlla, shok e mik të jetës e të zemrës.
Lenti, gjatë jetës moralisht m’ka ba më të fortë andaj shpirtërisht i jam mirënjohës cdo ditë të jetës. Urtësia dhe kujdesi i tij, më ka dhënë shumë vullnet dhe më ka shtyer tutje ti vazhdoj ëndërrat e jetës!
Lent vëlla, rrugë të mbarë!
Shëndet e suksese pa fund në rrugëtimin tënd të ri! ❤️