spot_img

Ministri i ri i Mbrojtjes, pas marrjes së detyres bashkë me ish ministrin përkulen para varrit të Adem Jasharit në Prekaz

spot_img
spot_img
spot_img

Armend Mehaj, ka njoftuar se pas dorëzimit dhe pranimit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes, së bashku me Ejup Maqedonci kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Maqedonci do ta drejtojë ministrinë e Mbrojtjes, pasi u emërua në këtë pozitë nga kryeministri Albin Kurti menjëherë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Armend Mehajt më 8 gusht.

“Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi”, shkroi Mehaj

“Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt e Prekazit”, shtoi Mehaj.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA