Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka mbetur pa shenja jete Kastriot Ramadani nga Drenasi, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit, kurse 7 prej tyre janë plagosur, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka deklaruar se konflikti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.
⚠️ Këto pamje nuk preferohet të shihen nga personat e mitur, si dhe nga persona të ndjeshëm
Pamje nga tmerri i përjetuar natën e së premtes mbrëma në një lokal nate në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur, disa u plagosën, e të tjerë u lënduan nga xhamat.
Video: