Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti tragjik në Dobrushë të Istogut ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një traktori.
Përveç 8 personave që kanë pësuar lëndime, njëri ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Raportohet për një aksident trafiku në me të dy automjeteve dhe një traktori. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona kosovarë/e . Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejë për tretman mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë , vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit dy drejtues meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.