spot_img

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 08:30 në koordimin me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit A.A. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).

Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shteti ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA